×
  • Lajme
  • Lajme

    Një prej të arrestuarve sot për subvencione “dost” i deputetit Hajdar Beqa

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 11:37

    Shtatë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.


    Njëri nga të arrestuarit është Kujtim Zariqi, i cili punon që disa vite në AZHB.

    Ky i fundit duket se është dost i fort me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa dhe zyrtarin e PDK-së Bujar Cakolli me të cilët ka disa foto të publikuara në Facebook.

    Policia ndërkaq ka thënë se aksioni i sotëm është vazhdim i operacionit të nisur më herët për dallavere me subvencione.

    “Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme”, thotë policia. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershshëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet më tutje në përgjigjen e policies

    Në lidhje me arrestimet ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!