Policia njofton për lëndimin e një qytetari dje në Prizren.
Siç njofton policia, si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur viktimën mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Policia thekson se viktima është dërguar në gjendje të rëndë për trajtim mjekësor në QKUK.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR (AKSIDENTAL) /Tranziti i vjetër, Prizren 06.06.2022 – 16:00. Si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur viktimën mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.