×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Një rast i dhunimit në Prishtinë e një në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar, njëri lirohet

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 8:44

    Dy raste të dhunimit janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë- një në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë.

    Në Fushë Kosovë rasti ka ndodhur më 31 janar. Si i dyshuar është arrestuar një person por i njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.

    “DHUNIM- Fushë Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

    Ndërsa në Prishtinë janë arrestuar dy persona, të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!