Mbrëmjen e sotme, një person në Ferizaj është lënduar në një vendpunishte derisa po e shkarkonte dheun nga kamioni, njofton Reporteri.net.
Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, tha se mbi 39-vjeçarin ka rënë një sasi e dheut, duke ia ngujuar këmbën.
I lënduari është nxjerrë nga zjarrfikësit nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Reçaku’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor të një personi në një vendpunishte. Ndërsa është mësuar se deri sa personi, mashkull i moshës 39-vjeçar, shofer i një kamionit ishte duke shkarkuar dheun, dyshohet se nga pakujdesia kishte zbritur në tokë dhe për një moment i rrëshqet kamioni me rimorkio dhe një sasi e dheut bie mbi shoferin duke e ngujuar një pjesë të trupit të tij (këmbët). Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit të Ferizaj si dhe inspektorët e punës, ndërsa për të gjitha veprimet e njësive në vendin e ngjarjes është njoftuar prokurori i shtetit”, ka njoftuar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.