Pastrimi i kësaj hapësire këtu duket problemi më i vogël. Por, këtu qëndron çështja, që një punë kaq e thejshtë, që mund të kryhet për pak minuta lihet për asgjë. Në komunën e Prishtinës kanë nisur të hiqen zbukurimet e Vitit të Ri.
Këtu afër Komunës ishte një nga bredhat. Ai është hequr por si për ironi kanë mbetur mbeturinat.
Kompania që ka hequr bredhin duket se nuk ka pasur kohë edhe 5 minuta më shumë që ta pastrojë këtë pjesë pasi qw ka larguar bredhin nga aty, shkruan Reporteri.net.
Kjo duket të jetë një shenjë e vogël dembelisë dhe punës sipërfaqësore që bëhet shpesh në Kosovë.
Shembuj tjerë të medhenj kemi plot; asfaltimi i rrugës për Mitrovicë, që po zgjatë tash e 10 vjet, zgjerimi i ni pjese të shkurtë të rrugës në Veternik në Prishtinë e shumë e shumë hapësira të tjera që deshmojnë shpesh neglizhencën dhe paaftësinë tonë për të përfunduar si duhet një punë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.