×
  • Lajme
  • Lajme

    Një shkollë në Obiliq kalon në mësim online, katër mësimdhënës infektohen me Covid-19

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 13:24

    Shkolla “Ismail Dumoshi“ në komunën e Obiliqit ka kaluar në skenarin C (mësim online) për shkak që katër mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.


    Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, i cili përmes një postimi në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër COVID-19.

    “Sapo kemi pranuar rekomandimet nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ku bazuar në rrjedhën e vazhdueshme të menaxhimit të situatës epidemiologjike në komunën tonë, në SHMLP “Ismail Dumoshi“ kanë rezultuar katër mësimdhënës pozitiv me Covid-19, kësisoj procesi mësimor sipas rekomandimeve kalon nga skenari A në skenarin C (mësim online)”.

    “Me këtë rast, mësimdhënësve dhe gjithë të prekurve me virusin Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë si dhe bëjë thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë me përpikëri masat e dalura nga institucionet shëndetësore: të bartin maskat, të reduktojnë daljet e shpeshta, të mbajnë higjenën”, ka shkruar Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!