×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tjetër aeroplan prishet në fluturim e sipër për Prishtinë, dëshmitari rrëfen ngjarjen

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 16:09

    Fluturimi i linjës Stutgart-Prishtinë është anuluar pas një defekti që ka pësuar aeroplani në momentet e para të nisjes.


    Për Gazetën Express rastin e ka treguar një prej udhëtarëve me inicialet L.S që gjendej brenda aeroplanit.

    Ai thotë se bashkë me disa udhëtarë të tjerë e kishin vërejtur se si qysh në nisje, aeroplani kishte pësuar një defekt, dhe se si po i rridhte diçka nga njëri krah.

    L.S thotë se menjëherë kanë njoftuar stjuardesat dhe më pas edhe pilotin e aeroplanit, i cili më shumë vështirësi ka arritur që ta ndalojë aeroplanin pa u ngritur nga pista.

    Ai thotë se tashmë gjenden në aeroportin e Stutgartit dhe janë të shqetësuar pasi askush nuk po u jep informacione.

    “Jo askush nuk po din asgjë. As nuk po tregojnë asgjë. Edhe kompanitë shqiptare që i kanë shitur biletat nuk po iu intereson shqetësimi i udhëtarëve. Askush nuk po na informon, të gjithë jemi të shqetësuar”, ka thënë L.S për Express.

    Në videot dhe fotografitë e dërguara shihet se si mekanikët e Aeroportit kanë filluar menjëherë të merren me defektin në fjalë, ndërkohë siç tregon L.S lëngu që ka rrjedhur dyshohet të jetë kerozinë.

    L.S ka treguar se bëhet fjalë për udhëtimin VBB3208 të linjës Stutgart-Prishtinë të kompanisë ALK që është planifikuar të niset në orën 12:00.

    Ndërkohë në faqen e Aeroportit të Prishtinës figuron që fluturimi i linjës Shtutgart-Prishtinë është anuluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!