×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tjetër foto e Glauk Konjufcës në aktivitetet e PDK-së në vitin 2001

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 20:25

    Glauk Konjufca, Ministër i Jashtëm në detyrë foli para disa ditëve se është befasuar nga qëndrimi shtetëror i Partisë Demokratike të Kosovës. Për T7 ai tha se u befasua për të mirë nga kjo parti e për të keq nga LDK-ja.


    “A e di çka ka qenë për mua në muajin e fundit zhgënjyese, zhgënjyese për mua ka qenë me pa PDK-në më konstruktive se LDK-në, për herë të parë më ka ndodh, a mundesh me e besu. Kqyre muajin e fundit, kqyre PDK-në, lshoja krejt deklaratat e tyne, qysh janë sillë në parlament në kohën e mosbesimit, qysh ka qenë edhe konferenca e zotri Veselit edhe kqyre Agim Veliun, kqyre Skender Hysenin, kqyre Avdulla Hotin, kqyre Isa Mustafëm. LDK-ja është më zhgënjyese sesa PDK-ja”, ka thënë Konjufca.

    Në fakt Konjufca është akuzuar nga dikur bashkë-partiakët e tij si njëri i PDK-së, shkruan Reporteri. Dardan Molliqaj kishte thënë se Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës, të udhëhequr nga tash kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Konjufca e kishte quajtur shpifje këtë. Sipas Molliqajt pagën Konjufca e kishte pasur 150 marka.

    Një lexues i Reporterit ka dërguar një fotografi të pa publikuar më parë. Në të shihet edhe Glauk Konjufca dhe thuhet se është foto e vitit 2001, në një rinor i PDK-së.

    “Nga e djathta: Glauk KONJUFCA, Ylber Sahiti (RDK Gjakovë), Mevludin Krasniqi (kryetar i RDK), Ylber Aliu sekretar i RDK, dhe Ali Ahmeti (RDK Mitrovice)”, ka shkruar ai në mesazhin dërguar Reporterit.

    Konjufcës edhe më herët i kishin publikuar një fotografi me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kur ky ishte edhe kryetar i PDK-së. Për të ishte thënë se ka qenë edhe në AAK. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!