×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tjetër punëtor i “Trepçës” pezullohet nga puna

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 15:04

    Trepça ka larguar përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, pas njoftimit se ka pezulluar 12 prej tyre, pasi ndaj të njëjtëve është ngritur aktakuzë.

    Sërish përmes një postimi në Facebook, kjo ndërmarrje tregon se edhe ndaj këtij të fundit është ngritur aktakuzë, raporton Gazeta online Reporteri.net.

    “Me vendim me nr.prot:6583 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!