×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tjetër sulm në shkollat serbe, adoleshentja plagos me thikë një mësues dhe një nxënës

    Reporteri
    04 Maj 2023 | 17:35

    Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një gjimnaz në Beograd.

    Mediat serbe raportojnë se një ish-nxënëse të gjimnazit “Ruđer Boshkoviq” në Beograd, ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në atë shkollë, të cilët raportohet se nuk janë lënduar rëndë.

    Në vendin e ngjarja ndodhet ekipi i policisë dhe mësohet se adoleshentja është arrestuar nga policia.

    Kujtojmë që një ditë më parë, 14- vjeçari K.K. vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues.

    Ai aktualisht ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj në Beograd, ndërsa avokatja e familjes, Irina Boroviq tha se pas mesnate është intervistuar nga këshilli i mjekëve dhe se ekzaminimet e mëtejshme do të vazhdojnë në ditët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!