×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë, përfundon në spital

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 12:16

    Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica në Pejë.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku i njëjti ka thënë se vajza është dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës.

    “Rreth orës 11, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Driton Rugova për Reporteri.net.

    “Njësitet policore po merren me rastin dhe ndodhin në vendin e ngjarjes, në spital për të kuptuar se si ka ardhur deri te kjo”, shtoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!