×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vajzë e klasës së 9-të në Mitrovicë u raportua e zhdukur për 24 orë, dyshohet se ishte me të dashurin

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 22:08

    Para dy ditësh një vajzë e klasës së nëntë në shkollën “Skënderbeu” në Mitrovicë, u raportua në Polici si e zhdukur. Ajo nuk dihej ku ishte.


    Madje dikush në Polici raportoi se dyshonte për mundësi të kidnapimit, por historia doli ndryshe.

    Policia e Kosovës kanë thënë për “Jepi zë” se nuk bëhet fjalë për kidnapim, por për një vajzë që ishte raportuar e zhdukur para 2 ditësh. Sipas tyre, ajo u gjet gjatë ditës së djeshme.

    Pasi u gjet, vajza ishte sjell në Stacionin Policor për t’u intervistuar. Policia, deri tash, po heton vetëm në një pistë. Dyshimi i vetëm i bazuar është se ajo ishte tek i dashuri.

    “Është raportuar për një vajzë të klasës së 9 si e zhdukur, por dje është gjetur. Është duke u hetuar ku ka qenë dhe me kënd, por nuk ka kurrfar elementi të kidnapimit. Deri tash dyshohet se ka qenë me të dashurin e saj”, thonë burime nga Policia.

    Ndërkohë, Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka gjetur personin me të cilin ishte vajza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!