×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vajzë nga Mitrovica dërgohet në strehimore pasi u rrah nga babai i saj

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 10:10

    Një burrë është arrestuar pasi ka rrahur vajzën e tij të mitur.


    Policia e Kosovës ka njoftuar se vajza nga Mitrovica ka pranuar tretman mjekësor e më pas është dërguar në strehimore.

    I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Të dyshuarit i është bërë alkool testi ku ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!