×
  • Lajme
  • Lajme

    Një veturë godet për vdekje 5-vjeçaren shqiptare në Greqi

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 12:06

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Lehenjasë në Pirgo, në Peloponez, teksa një vajzë 5-vjeçare është goditur nga një automjet, e për pasojë ka humbur jetën.


    Sipas informacioneve të dhëna nga policia lokale, vogëlushja shqiptare me emrin Klaudia, u godit nga një automjet në kohën që po mblidhte lule, në një rrugë pranë shkollës së zonës.

    5-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

    Sipas banorëve të zonës, vendi që humbi jetën tragjikisht vogëlushja është vlerësuar me rrezikshmëri të lartë dhe shpesh herë janë shënuar aksidente të rënda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!