Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ditën kur u bënë një vit prej se Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës, ka kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në atë që ajo e quajti si luftë brutale e gjenocidale të Rusisë.
Osmani tha se përballë krimeve të tmerrshme, bota pa një komb që u ngrit me guxim dhe vendosmëri për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e vet.
“Kjo luftë ka bashkuar botën demokratike, por mbi të gjitha ka treguar se shpirti i popullit të Ukrainës është i pathyeshëm. Siç e dinë shumë mirë populli i Kosovës, brutaliteti dhe agresioni nuk mund të pengojnë kurrë vullnetin e popujve për të qenë të lirë”.
“Janë momente historike si ky që na tregojnë se çfarë ka më shumë rëndësi. De do të qëndrojmë së bashku me demokracitë përballë hegjemonive në mbarë botën”, është shprehur Osmani.
Tutje, ajo tha se “lufta e tyre është lufta jonë” dhe se sipas saj, triumfi i drejtësisë dhe lirisë së demokracisë në Ukrainë do të jetë fitore për demokracitë kudo në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.