×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit nga sulmi në Zveçan, VV: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës

    Reporteri
    29 Maj 2024 | 10:55

    Sot janë bërë një vit nga sulmi që ndodhi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në Zveçan.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar këtë ditë duke thënë se republika nuk pezullohet.

    “Sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm.

    Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

    LVV ka shtuar se insistimi i institucioneve të Kosovës, ka bërë që sot pamja ta jetë krejt ndryshe.

    “Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

    Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e LVV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!