×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit nga vendosja e taksës: Serbia humbi 400 milionë euro

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 15:42

    Sot janë bërë një vit nga koha kur Kosova vendosi taksën 100 përqind ndaj mallrave serbe, dhe sipas ministrit serb të Tregtisë, Rasim Ljajiq, shteti i tij për gjatë kësaj kohe ka humbur 395.7 milionë euro.


    Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, para vendosjes së taksës nga ana e Kosovës, eksportet nga Serbia në Kosovë arritën në 445 milionë euro në vit, përcjell reporteri.net.

    Ministri serb i Tregtisë, Ljajiq thotë se krahasuar me vitin e kaluar ku në Kosovë ishin eksportuar rreth 440 milionë euro mallra, këtë vit shuma është shumë më e vogël, apo vetëm rreth 50 milionë euro.

    “Ne nuk kemi më në tregun e Kosovë, “Bambi“,“Dijamant“, “Viktorije“,  e “Sunoka“…”, ka thënë Ljajiq.

    Në këtë situatë sipas ministrit serb, vendet që kanë përfituar duke dyfishuar eksportet e tyre në Kosovë, janë Greqia, Hungaria, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia ndërsa Maqedonia rriti eksportet e saj me 50 përqind.

    “Ata kompensuan importin e pijeve nga Austria dhe Maqedonia, importi i derivateve të naftës nga Maqedonia, Greqia dhe Shqipëria, sheqeri nga Franca dhe Polonia, por çmimin e paguajnë konsumatorët e tyre sepse këto çmime janë më të larta se produktet serbe”, tha Ljajiq.

    Ai theksoi se tani edhe nëse hiqet taksa, Serbia e ka të vështirë të kthej tregun e Kosovës në nivelet ku e ka pasur para një viti.

    “Dëmi ekonomik është i madh, por edhe efektet afatgjata të kësaj takse do të jenë të mëdha, sepse do të jetë e vështirë të ri-tregtohen mallrat në tregun e Kosovës”, tha Ljajiq. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!