×
  • Lajme
  • Lajme

    Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë i infektuar me coronavirus, stafi në alarm i bëjnë testet

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 13:18

    Në Kosovë u regjistruan dje edhe 20 persona të infektuar me coronavirus, e ndër ta ishte edhe një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, institucionit kryesor që po merret me menaxhimin e pandemisë.


    Burime të Reporterit brenda Ministrisë tregojnë se analizat e zyrtarit dolën dje pozitive, cka bëri që ai të mos dalë në punë që nga dita e sotme.

    Mirëpo, në vendin e punës ai kishte qenë deri dje. Kështu, i gjithë stafi i MSH-së ka marrë masa duke nisur të testohen.

    Reporteri ka dërguar pyetje tek zëdhënësi i MSH-së, mirëpo ai nuk është përgjigjur akoma.

    Sidoqoftë, Reporteri e di emrin dhe pozitën e të infektuarit, mirëpo nuk do ta bëjë publike. Vecse, vlen të theksohe se ai mbante pozitë të lartë në MSH.

    Ndryshe, Kosova tani ka 165 të infektuar, nga të cilët 3 kanë humbur jetën dhe 24 janë shëruar. Vlen të theksohet se Kosova qëndron si vendi me numrin më të ulët të të infektuarve në rajon./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!