×
  • Lajme
  • Lajme

    Njerëzit që vendosin për fatin e LDK-së mbërrijnë në zyrat e partisë

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 13:47

    Para pak minutash ka nisur mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila është thirrur për të diskutuar për mbarëvajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie.


    Në ambientet e kësaj partie është parë duke hyrë dy nënkryetarët e LDK-së, Haki Rugova dhe Ismet Beqiri, shkruan Reporteri.net.

    Mësohet se sot do të diskutohen kandidaturat e mundshme, të cilat akoma nuk janë bërë publike, ani pse disa prej tyre e kanë thënë vetë nëpër media.

    Isa Mustafa do të jetë udhëheqës i kësaj mbledhjeje, e cila pritet të sjell ndonjë marrëveshje eventuale rreth kandidaturave.

    Nevoja për ndonjë marrëveshje konsensuale për zgjedhjen e kryetarit ka ardhur pasi Statuti i partisë kërkon përkrahjen e gjysmës së delegatëve që një kandidat të ketë të drejtë garimi. Deri tani, asnjë nga kandidatët nuk e ka përkrahjen e 177 delegatëve.

    Sidoqoftë, deri tani si kandidat të mundshëm po llogaritet kryetari aktual Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Haki Rugova, Gazmend Muhaxhiri, Vjosa Osmani dhe Fatmir Sejdiu.

    Ndryshe, LDK-ja do të mbajë Kuvendin Zgjedhor më 3 gusht, ku 354 delegatët nga të gjitha degët e partisë do të zgjedhin kryetarin dhe kryesinë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!