Dy të plagosurit mbrëmjen e së hënës në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë i përkasin moshës 20 dhe 22 vjeçare.
Të dytë, aktualisht janë duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK’së.
Gjendja e tyre është stabile.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se dy të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK.
Njëri nga ta është i plagosur me armë zjarri e tjetri me mjet të mprehtë.
“Njëri është I plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas egzaminimeve të kryera, I plaogsuri me armë zjarri do të pranohet në kliniken e Ortopedosë për trajtim të metjutjeshëm, kurse tjeteri do të leshohet për trajtim në shtëpi”, tha Syla për Insajderin.
Dy presona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe Policia është në kërkim të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.