×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëri nga të arrestuarit për subvencione është “dost” i ish-ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 11:52

    Shtatë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.


    Njëri nga të arrestuarit është Lulzim Hajdaraj.

    Ky i fundit nga postimet e bëra në Facebook tregon se është i afërt me LDK-në, ku e ka shkruar se “punon” në këtë parti.

    Ai shihet se është një “dost” tejet i mirë i ish-ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, me të cilin kanë bashkë disa fotografi.

    Foto e publikuara në Facebook tregojnë poashtu se Hajdaraj i ka qëndruar Besian Mustafa afër edhe gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare, shkruan Reporteri.net.

    Hajdaraj poashtu ka foto edhe me deputetët e tjerë të LDK-së, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj e Anton Quni.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!