×
  • Lajme
  • Lajme / Shtatë të arrestuar

    Njëri prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika sot mbushi 18-vjeç

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 11:50

    Shtatë persona janë arrestuar sot pas një aksioni të Policisë në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit policor Muhamed Likës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se njëri nga shtatë të arrestuar është 18-vjeçar.

    “Mund ta vërtetojmë se njëri nga ta sot mbush 18 vjet”, tha Hoxha në konferencë.

    “Janë grup që kanë marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale”, tha Kryeprokurori Çerkini.

    Sa i përket raportimeve të mëhershme se atij ia kishin djegur lokalin vite më parë, Hoxha tha se deri tani s’ka prova të tilla që ka të bëjë me këtë rast.

    “”Nuk ka asgjë lidhje me djegien e lokalit, nga provat që kemi tani, nuk na çojnë provat që ka lidhje me këtë rast”, tha Çerkini.

    /Reporteri.net/

    Shtatë të arrestuar në Kaçanik për vrasjen e Muhamed Likës, në mesin e tyre një ish-pjesëtar i FSK-së

    Kryeprokurorit Çerkini: Motivi kryesor në vrasjen e Muhamed Likës deri tani është puna e tij si polic

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!