Deputeti gjerman, Christian Shmidt gjatë një konference për media sot në Prishtinë kanë folur edhe rreth idesë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.
Ai tha se diskutimet për shkëmbime territoriale vazhdojnë të jenë të rrezikshme.
“Për sa i përket temave që prekin politikën e jashtme ne do të kishim disa udhëzime, kjo ka të bëjë së pari me atë që ne rrugën e Kosovës për integrimin evropian nuk e shohim që të jetë me e lehtë, në qoftë se vazhdojmë të flasim për shkëmbim territorial, përkundrazi mendojmë se kjo çështje është jashtëzakonisht e rrezikshme”, deklaroi Shmidt, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se sot dy deputetët gjerman, Peter Beyer dhe Christian Shmidt kërkuan që sa më parë të krijohen institucionet e reja, duke u bërë thirrje VV-së të takohen e mos të flasin në media pa u arritur marrëveshja. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.