Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të pres në takim përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Ky takim do të mbahet në kabinetin e Presidentit, në ora 13:00.
Ndryshe, Grenell është ambasador i SHBA-ve në Gjermani, i cili u emërua nga presidenti Trump dhe tani pritet t’i qoj përpara përpjekjet e vendit të tij në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që mund edhe të rezultojë me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë.
Ai pritet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ambasadorit amerikan në Berlin dhe njëkohësisht të angazhohet si i dërguari i administratës së presidentit Trump, duke ndihmuar kështu në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.