Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën.
Klan Kosova mëson se Grenell pritet të qëndrojë në Prishtinë të enjten, më 23 janar.
Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetërorë.
Njëkohësisht, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pret që i dërguari special i i Donald Trumpit ta vizitojë Beogradin në ditët në vijim.
Vuçiq e tha këtë pas takimit në Davos të Zvicrës me këshilltarin presidencial të Amerikës për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien, të cilit i, kërkoi një mirëkuptim më të madh të pozitës së Serbisë dhe e falënderoi atë që siç tha Vuçiq “ishte gjithnjë i gatshëm për të dëgjuar argumentet e palës serbe”.
Ndryshe, vlen të theksohet se njeriu i Trump pati takime me njerëz të LDK-së, të cilët konfirmuar se ai ka kërkesa konkrete për krijimin e institucioneve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.