×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu që e ka kuletën e LDK-së vendos Agim Veliun e Lutfi Hazirin para Vjosa Osmanit

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 18:36

    Lëvizja Vetëvendosje i bëri së fundi një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Nga 12 ministri në 14, gjashtë prej tyre t’i takojnë LDK-së kurse pesë të tjera VV-së.

    Por është pikërisht kjo oferta e cila siç duket ka nxitur mos-marrëveshje në mes kryesorëve të kësaj partie.

    Përderisa nënkryetari Agim Veliu e konsideroi si ofertë joserioze nga VV-ja, nënkryetarja Vjosa Osmani tha se çfarëdo përpjekje që ka për qëllim afrimin e palëve është serioze dhe se për diçka të tillë vendosin organet e partisë.

    E këto mos-përputhje të qëndrimeve në mes kryesorëve në LDK duket se po bëhen tani edhe haptazi.

    Është ish-ministri i LDK-së, Lutfi Zharku i cili publikoi një fotografi në të cilën nuk është ai, por tri figurat kryesore të LDK-së, Isa Mustafa, Lutfi Haziri e Agim Veliu.

    Madje ai tha se : Atëherë këta ishin me mua, sot unë jam me këta –LDK, duke nënkuptuar se e mbështetën në kohë zgjedhjesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!