Është arrestuar edhe bashkëpunëtori i Besim Hajdarit, i cili i kishte ndihmuar këtij të fundit që të arratisej nga policia.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti është intervistuar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 16.04.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka ndihmuar të dyshuarit tjetër derisa ishte në arrati duke e dërguar në lokacione të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin e PK-së.
Njësia Speciale Intervenuese (FIT) së bashku me Policisë së Kosovës kanë zhvilluar dje një aksion në Podujevë, ku kane arrestuar Besim Hadajrin të njohur me nofkën Ciprra.
Hajdari ka qenë në kërkim nga organet e rendit për gjashtë plagosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.