×
  • Lajme
  • Lajme / Pakënaqësitë me vendimin për shtesa

    Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës nisin protestën para Qeverisë

    Reporteri
    01 Nëntor 2023 | 12:01

    Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës kanë nisur të mblidhen para Qeverisë në protestën e paralajmëruar ditë më parë.

    Kjo njësi po proteston për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit për shtesat e policëve, që u mor gjatë mbledhjes së qeverisë të së premtes, shkruan Reporteri.net.

    Sipas propozimit të Qeverisë, lartësia e shtesave do të jetë e ndryshme për 7 kategori, dhe do të sillen nga 45 deri në 150 euro.

    Shtatë kategori të pozitave në këtë institucion pritet që me pagat e nëntorit t’i marrin edhe shtesat, të cilat sillen nga 45 deri në 150 euro dhe që pritet të merren në mënyrë retroaktive edhe për muajt që nga miratimi i Ligjit të pagave.

    Sipas propozimit, pjesëtarët e njësive elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt) do t’i marrin nga 150 euro shtesë në pagën bazë. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!