Njësitë speciale të Policisë së Kosovës aktualisht raportohet se janë nisur drejt një prej pikave më të rëndësishme strategjike në veri në Kosovës, Liqenit të Ujmanit, transmeton Reporteri.net.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat serbe, njësia speciale e policisë së Kosovës me autoblinda është nisur në drejtim të liqenit të Ujmanit.
Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion të gjerë në nivel vendi, të përqendruar në veri të Kosovës, ku ka arrestuar dhjetëra serbë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe kontrabandë.
Policia e Kosovës edhe pse është përballur me rezistencë nga ana e serbëve në Zubin Potok, në aksionin e tyre për arrestimin e disa personave të përfshirë në kontrabandë dhe krim të organizuar, ka arritur që të kryejë aksionin me sukses.
Ndaj këtij aksioni kanë reaguar edhe zyrtarët serbë duke e cilësuar si aksion me qëllim të frikësimit të popullatës serbe në Veri. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.