Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës është duke zhvilluar disa operacione policore.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Reporterit se ky operacion është duke u zhvilluar në disa lokacione dhe rajone të ndryshme të vendit.
Trupat e Njësisë Speciale tani kanë rrethuar edhe objektin e Komunës së Istogut.
Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, tha për Gazetën Sinjali se ky është një aksion rutinor.
Ai tha se nuk ka informacion se cili është qëllimi i këtij aksioni ose nëse është arrestuar dikush, pasi që momentalisht nuk ndodhet në zyre.
“Natyrisht që po, është e vërtetë që ka ndodhë një aksion nga policia…Policia e ka punën aty, është normale. Është rutinë ajo punë”, tha Rugova
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.