Njësia Speciale e Kosovës ka rrethuar oborrin e Kuvendit të Kosovës, pas votimit pro miratimit në parim të ligjit që përcakton pagën minimale, ku nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së, e të cilët javën e kaluar protestuan para Kuvendit të Kosovës.
Veteranët kishin paralajmëruar protestë sërish nëse ky projektligj kalon sot në Kuvend.
Sipas raportimeve, numri i policëve në hollin e kuvendit raportohet të jetë shtuar.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se sot do kundërshtojnë me protesta projektligjin për pagën minimale, i cili nuk i përfshinë kategoritë e dala nga lufta.
Në një postim në Facebook, Klinaku ka thënë se në protestën e radhës do të ketë dalje masive.
“Që të organizojmë protestë për nesër, është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që të dalim sa më masovikisht, dhe nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.