Njësitë e deminimit të bombave kanë arritur afër AKI-së, ky po dyshohet për mjet eksploziv.
Aktualisht, Policia e Kosovës bashkë më qentë nuhatës, janë duke kontrolluar perimetrin afër AKI-së.
Dyshihet e para janë për një bombë të vendosur nga një person i dyshuar që po qëndronte në një veturë aty.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net”, se sot rreth orës 06:15, kanë pranuar informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.
Kelani ka njoftuar se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëherëshme në vendin e ngjarjes ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor, shkruan Reporteri.net.
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.
Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes.