Njësiti Fast-Ilecu i Policisë së Kosovës në dy ditët e fundit ka arrestuar dy persona në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare, shkruan gazeta online Reporteri.net
Rasti i parë: Më 04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar, është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë: Më 06.06.2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.