Kontingjenti i fundit i Gardës Kombëtare të Iowa-s prej 20 ushtarësh do të niset nga Johnston këtë fundjavë për të shërbyer në një mision paqeruajtës në Kosovë, ka njoftuar Njësia e Gardës Kombëtare, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ushtarët e Iowa-s të Policisë Ushtarake të kompanisë 186 do të nisen këtë të dielë, më 7 janar, për një qëndrim nëntë-mujor në Kosovë.
Një kontingjent tjetër i përbërë nga 33 ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s, janë vendosur në Kosovë nga Waterloo të premten, 26 dhjetor 2023.
“Misioni kryesor i 186 MP Co. do të jetë të ofrojë mbështetje për ligjin dhe rendin për forcat e SHBA-së dhe NATO-s gjatë operacionit të vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar dhe promovimin e stabilitetit lokal dhe rajonal”, thuhet në njoftim, transmeton Reporteri.net.
ShBA-ja dërgon një batalion të Gardës së Iowas, 33 ushtarë zbarkojnë sot në Kosovë
Një ceremoni e dërgimit të tyre është planifikuar për në orën 08:00. të dielën, 7 janar në ndërtesën S-60 në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Manovrave Camp Dodge, 7105 NW 70th Ave. në Johnston. Ajo do të jetë e hapur për publikun.
Pas ceremonisë, 20 ushtarët do të shkojnë në Fort Cavazos, Teksas, për të përfunduar stërvitjen e tyre para mobilizimit.
Cili është misioni paqeruajtës në Kosovë?
Misioni paqeruajtës në Kosovë nën kujdesin e NATO-s filloi pas një lufte brutale të Serbisë në vitin 1998 dhe 1999 që çoi në pavarësinë e Kosovës. Dislokimet e Gardës Kombëtare të Iowa-s atje filluan në vitin 2003 dhe në vitin 2011, Iowa dhe Forca e Sigurisë së Kosovës iu bashkuan Programit të Partneritetit Shtetëror. I zhvilluar gjatë Luftës së Ftohtë, programi vendosi lidhje diplomatike midis njësive të Gardës Kombëtare dhe ushtrive të huaja.
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vizituar kampin Dodge në Johnston, selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Kosova ka një konsullatë në Des Moines. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Camp Dodge gjatë një udhëtimi në Iowa në tetor të vitit që lamë pas./Reporteri.net.