×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Ambasada amerikane shpërndan pamjet

    Njëzet ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s zbarkojnë në Kosovë

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 7:57

    Familjarë dhe miq, së bashku me liderët vendorë dhe shtetërorë në SHBA, u përshëndeten me afërsisht 20 ushtarë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët do të vendosen në Kosovë.

    “Ata do të ofrojnë mbështetje për ligjin dhe rendin për forcat e SHBA-së dhe NATO-s gjatë operacioneve të vazhdueshme paqeruajtëse ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Komandës kryesore të 734-të RSG që është vartëse në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, postim të cilën e ka shpërndarë edhe Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë.

    Kujtojmë se një kontingjent tjetër i përbërë nga 33 ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s, janë vendosur në Kosovë nga Waterloo edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

    Cili është misioni paqeruajtës në Kosovë?

    Misioni paqeruajtës në Kosovë nën kujdesin e NATO-s filloi pas një lufte brutale të Serbisë në vitin 1998 dhe 1999 që çoi në pavarësinë e Kosovës. Dislokimet e Gardës Kombëtare të Iowa-s atje filluan në vitin 2003 dhe në vitin 2011, Iowa dhe Forca e Sigurisë së Kosovës iu bashkuan Programit të Partneritetit Shtetëror. I zhvilluar gjatë Luftës së Ftohtë, programi vendosi lidhje diplomatike midis njësive të Gardës Kombëtare dhe ushtrive të huaja.

    Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vizituar kampin Dodge në Johnston, selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Kosova ka një konsullatë në Des Moines. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Camp Dodge gjatë një udhëtimi në Iowa në tetor të vitit që lamë pas./Reporteri.net.

    Njëzet ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s do të nisen për në misionin paqeruajtës në Kosovë më 7 janar

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!