×
  • Lajme
  • Lajme

    Njihet si “Rusi”, ky është Nenad Orlloviq që u arrestua sot në veri

    Reporteri
    23 Qershor 2023 | 12:18

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri.

    Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është N.O me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai është i dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR më 29 maj të muajit të kaluar.

    Siç raportohet identiteti i tij i plotë është Nenad Orloviq dhe i njëjti është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në një autolarje në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.

    Në mediat sociale janë publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit. Atij i janë publikuar edhe disa fotografi.


    Policia e Kosovës në komunikatën e lëshuar sot në lidhje me këtë rast, bën të ditur se arrestimi dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.

    Ndërkaq, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një reagim tha se secili i dyshuar për sulmet e fundit në veri do të përballet me drejtësinë. /Reporteri.net/

    Sveçla për arrestimet e fundit në veri: Republika nuk trembet, secili do të japë llogari për çdo krim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!