Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se ka shtyrë deri më 31 dhjetor 2020 afatin e lajmërimit për pensionistët, përfshirë përfituesit nga skemat e kategorive të luftës, në zyrat e administratës për pensionet.
Sipas njoftimit, kjo bëhet me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Kjo nënkupton që deri në fund të dhjetorit, këto grupe nuk do të suspendohen nga pagesat.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.