×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim me rëndësi nga Ambasada e Kosovës në Gjermani

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 19:04

    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar të gjithë shtetasit e Kosovës dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në Kosovë, se që nga data 8 gusht 2020, testimi për COVID-19 është obligativ posa të kthehen në Gjermani.


    Në njoftim thuhet se pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse rezultati është negativ, atëherë lejohet dalja nga vetizolimi, por nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime, shkruan Reporteri.net.

    Aerportet ku mund të bëhen testet pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart

    Njoftimi i plotë:

    NJOFTIM❗️

    Për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës:

    nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani.

    Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime.

    Në rast të mozbatimit të OBLIGIMIT për test masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25.000 Euro.

    Aerportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart

    Nëse udhëtoni me makinë, autobus apo tren nga Kosova në Gjermani testet mund t’i bëni edhe në stacione të Trenave (Munih, Nuernberg) si dhe në kufirin Austri- Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen. Edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB) mund të bëhen teste.

    Nëse nuk arrini të testoheni në aeroporte apo edhe rrugë tokësore atëherë duhet të përmbushni obligimin ligjor dhe të lajmëroheni tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni!

    Nëse jeni Transit në Gjermani nuk keni obligim për testim.

    Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: Maskë, Distancë, Higjienë!

    Me respekt,

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani

    https://www.facebook.com/embassyrks.germany/posts/3238167249594579?__xts__%5B0%5D=68.ARCqCrFjtCez2aesdTL_v4pIsgDbDxmeayfAs72jvcRq31CJyHlXi7xuj-DAnjtRTw0URof8f9WZBvAanqaYkkqy22moRpKMOCVHVLw0fsnDsZLd4cTwHKInytA1knpfwK326OfGvviD4_PjswhZgFeB9FKpT3kEZrZYEIbDqpCcdxWvD6oq2Y7wiGif64wL261aIxHdvoO8UPKXH0A07iHlJlOaqh92PUfLklqzUqfVVhSTYvSPWVOQ9BiuVcUtePApPKaJUOK3-jQQOGGCeAmhqTBj0R0opjb5H-aSbZN3TEoqJVHPXpCJHHIA2H10fEncTchxhK43peFKH7KiWu_uN4a8uUhaCfO45wAlQ_MAtwj4_Uk8Mw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!