×
  • Lajme
  • Lajme

    Njohësi i çështjeve politike ka “çelësin” për koalicionin LDK-VV: Propozon qeveri me 15-16 ministri

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 9:53

    Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka propozuar se si duhet sipas tij të duket marrëveshja për formimin e qeverisë së re.


    Përmes një shkrimi në facebook, ai thotë se qeveria duhet të përbëhet nga 15 ose 16 ministri, nga të cilat 6 duhet t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe 7 Lidhjes Demokratike.

    Sipas Rashitit, kur të vijë koha për presidentit, sipas tij, shefave e Grupeve Parlamentare të VV-së dhe LDK-së, duhet ta gjejnë një president konsensual.

    Si duhet të duket marrëveshja për formimin e qeverisë së re.

    1. Qeveria të përbëhet nga 15-16 ministri
    2. LVV të marrë Kryeministrin dhe 6 ministri
    3. LDK të marrë zv.kryeministrin e parë dhe 7 ministri
    4. Minoritetet marrin 3 ministri
    5. Kur të vie koha, shefat e grupeve parlamentare te LDK dhe LVV propozojnë me koncensus kandidatin për President, me kusht që kandidatura të jetë I pranueshem së paku edhe për një pjesë të opozitës, pra më shumë se votat e koalicionit qeverisës. Në rast të dështimit të këtij kandidati, sipas të njejtës procedurë, shefat e grupeve parlamnetare të LDK e LVV të marrin miratimin e opozitës për kandidatin/en tjetër për President

    Natyrisht, posti I Presidentit nuk duhet te mbetet I rezervuar për liderët politik. Partië parlamentare duhet të kërkojnë një kandidat (një nga deputetet apo përfaqësuesit politik) I cili merr mbështetje më të madhe poltike në kuvend.

    Nëse LVV dhe LDK zvarrisin procesin e formimit të institucioneve pëshkak të balancimit të forcave, ato do të bëjnë atë çka qeveritë e kaluara kanë bërë. Pra asgjë ndryshe….

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!