×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Njohja e pasaportave nga Spanja, Musliu-Shoshi i drejtohet Qeverisë: “Mos na shitni dushk për gogla, s’kishte zgjedhje tjetër”

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 15:14
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar Qeverisë pasi Spanja njohu pasaportat e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi ka thënë “mos na shitni dushk për gogla”.

    Deputetja e PDK-së, thotë se Spanja nuk kishte zgjedhje tjetër, pos të njihte pasaportën e Kosovës.

    “Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon”, ka shkruar ajo mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Mos na shitni dushk për gogla!

    Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual!

    Prandaj bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!

    Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës!

    Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!