×
  • Lajme
  • Lajme

    Njohja nga Izraeli, avokati kosovar tregon se si po ia shohim hajrin: Dy kompani të mëdha izraelite interesohen për bashkëpunëtorë në Kosovë

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 12:31

    Njohja nga Izraeli po konsiderohet si një nga njohjet më të rëndësishme për shtetin e Kosovës.


    Përkundër kësaj ky lajm në Kosovë u prit jo edhe me pak skepticizëm.

    Mirëpo, avokati kosovar, Ardi Shita ka treguar se përveç njohjes menjëherë kanë ardhë edhe disa lajme të tjera pozitive, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se në me pak se 48 orë nga momenti i krijimit të relacioneve diplomatike me Izraelin, dy kompani të mëdha i kanë kontaktuar për bashkëpunim.

    Ai ka publikuar edhe komunikimet me këto dy kompani.

    “Per te gjithe juve qe jeni skeptik te rendesise se njohjes nga nje shtet i fuqishem, vetem per ilustrim, ne me pak se 48 ore nga momenti i krijimit te relacioneve diplomatike me Izraelin, dy kompani te medha na kane kontaktuar te bashkepunim”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2284807571664439&set=a.141565915988626&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!