×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    NJSI dhe K-9 intervenojnë një rast në Prishtinë: Një i arrestuar, konfiskohen armë dhe municion

    Reporteri
    06 Mars 2025 | 8:49

    Mbrëmë rreth orës 23:10 në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë nga shtëpia e tij.

    Arrestimi i tij u bë nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë 9 mm, 64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12 gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb, dhe telefon.

    “Nuk raportohet për persona të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka bëtë të ditur policia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!