Ish-kryesuesi i Bordit të Trainkos, Nol Dedaj, ka thënë se do ta padisë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi po pretendon se është shkarkuar kundërligjshëm nga pozita që e kishte pasur.
Ai thotë se argumentet janë në favor të tij dhe se po pret vetëm vendimin që e ka nënshkruar kryeministri, Albin Kurti.
“Unë i kam argumentet e mija dhe do ta padis ministren. Vetëm po e pres vendimin që e ka nënshkruar kryeministri edhe është afati i parë që do të takohem me avokatin pasi i kam të gjitha argumentet, nuk ka asnjë çalim. Për fat të keq Riza Spanca është caktu në pozitën udhëheqëse të Bordit, ai është një njeri që i’a ka përshkru edhe kryeshefit ekzekutiv performancën në vitin 2015-2016, është në kundërshtim me çdo ligj. I njëjti njeri është që me ka dezertu mua. Kur kanë ardhur amerikanët nuk donte të fotografohej me ta, nuk e di ai njeri nga është i orientuar. Në takimin e dytë që e pata me zviceranët ata nuk marrin pjesë në takimin e donatorëve” tha Dedaj për Blic.
Më 5 prill, Dedaj ka bërë të ditur se është shkarkuar nga detyra e kryesuesit të bordit në Trainkos.
Përmes një statusi në Facebook, ai është shprehur se nuk ka lejuar që të bëhet pjesë e shkarkimeve politike.
“Dje u shkarkova nga detyra e kryesusit te bordit ne TRANINKOS, nuk kam leju qe te behem pjese e shkarkimeve politike. Me kete shkarkim e kam rujt nderin e familjes, timin personal dhe profesional”, kishte shkruar ai.