×
  • Lajme
  • Lajme

    Nol Nushi i PSD-së: Kurti i trajton votuesit e vet si dele

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 12:21

    Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari –Lila janë duke e trajtuar qytetin e Gjakovës si shportë të mbeturinave.


    Kjo pasi sipas Nushit, Kusari-Lila kandidoi për kryetare të Gjakovës për herë të tretë me partinë e tretë.

    Më tutje, Nushi tha se Kurti po i konsideron votuesit e tij si dele.

    “Albin Kurti e Vetevendosje! po e trajtojne Gjakoven si shporte te mbeturinave te riciklueshme.

    Mimoza kandidon per here te trete, me partine e trete. Nderkohe ka qene e akuzuar pikerisht nga Albini si e korruptuar si dhe ka aktakuze aktive nga prokuroria per privatizimet ne Kosove.

    Albini i konsideron votuesit e tij si dele. Ai llogarite qe ckado qe u qet perpara, ata do te pajtohen”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!