×
  • Lajme
  • Lajme

    Nol Nushi i PSD-së thumbon Kurtin me një video të një enveristi që flet për kultin e individit

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 18:06

    Anëtari dhe aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi e ka thumbuar kryeministrin e Kosovës dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke publikuar një video ku një komunist i atëhershëm i Shqipërisë flet për kultin e individit dhe dashurinë ndaj diktatorit të atëhershëm, Enver Hoxha.


    “Qëndrimi i partisë sonë dhe vetë i shokut Enver ka qenë dhe është kundër kultit të individit dhe për këtë ne kemi dokumentacione të shumta ku është folur në të gjitha kongreset, në mbledhjet e rëndësishme, dokumentet e partisë e të gjitha. Por nuk duhet ngatërruar çështja e kultit me dashurinë që ka populli për udhëheqësin e tij”, thotë një enverist në videon e publikuar nga Nushi.

    “Pjesë nga Këshilli i Përgjithshëm i Partisë së Liderit Suprem “Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin”. Pooooooor…”, ka shkruar Nushi.

    Kurti sot në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se është shumë e rëndësishme që të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara në qendrat e kësaj partie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!