Nga partia e Dardan Molliqajt kanë reaguar pasi kryeministri Albin Kurti u vaksinua i pari me vaksinën anti-Covid.
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi thotë se vaksinimi i Kryeministrit do kishte kuptim nëse fillohet me vaksnimin masiv të popullatës.
Kur ka vaksina vetëm për 1.5% të popullatës, vaksinimi i Kryeministrit është shfrytzim i privilegjit të postit, thotë Nushi.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Vaksinimi i Kryeministrit kish pas kuptim vec nese do te fillonim me vaksinim masiv te krejt popullates, dhe ne kete menyre permes shembullit te tij ai don ta binde popullaten per vaksinim.
Kur ke vaksina vec per 1.5% te popullates, ku bejne pjese kryesisht doktorret te cilet nuk kane dyshime rreth vaksines, vaksinimi i Kryeministrit eshte thjeshte shfrytezim i privilegjit te postit.
Kur e dijme qe Kryeministri tashme e ka kalu virusin, vaksinimi i tij merr permasa edhe me te çuditshme teatrale!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.