×
  • Lajme
  • Lajme

    Nol Nushi ironizon me Fitore Pacollin pas ç’njohjes nga Sierra Leone

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 12:37

    Lidhur me tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur nga Sierre Leone, ka reaguar edhe sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi.


    Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me deputeten nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Ky reagim erdhi pasi që kjo e fundit ka bërë një status pas lajmit të pavërtetë se shteti i Xhamajkës e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke ia atribuuar meritat Qeverisë Kurti.

    Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot,

    Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave”, pati shkruar Pacolli.

    Ndërsa Nushi sot në statusin e tij ka shkruar”

    Ç’njohja nga Sierra Leone, reagon Fitore Pacolli:

    “Fatkeqesisht, per shkak te ndryshimeve klimatike, era e ndryshimit nuk ka arritur ende ne shtetin afrikan. Eshte verejtur njefar “duhme” por qe eshte e pamjaftueshme“”.

    Kujtojmë se Sierra Leone, shtet i Afrikës Perëndimore, konsiderohet si vendi i 18-të që e tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

    Mediat kanë publikuar edhe momentin ku Daçiq bashkë me ministren e jashtme të këtij shteti nënshkruajnë dhe prezantojnë para gazetarëve notën verbale me të cilën konfirmojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!