×
  • Lajme
  • Lajme / Artikull i sponsorizuar

    NPB vazhdon me projektet e saj për mirëqenien e qytetarëve

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 13:55

    Ndërmarrja Publike Banesore SH.A Prishtinë, po vazhdon me projektet e saj për mirëqenien e qytetarëve.

    Projekti i Mirëmbajtjes, përveç rregullimit të pamjes estetike të hyrjes, ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe rendit në hyrje, duke ofruar një ambient më të sigurt dhe më të organizuar për qytetarët.

    Kjo do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe do të rrisë ndjenjën e sigurisë për banorët dhe vizitorët. Pjesë e këtij projekti është edhe renovimi i hyrjes në Lagjen Dodona, Rr. Xhavit Mitrovica, ku janë realizuar punime për përmirësimin e infrastrukturës, instalimin e ndriçimit të ri dhe paisjeve të tjera që do të lehtësojnë lëvizjen dhe do të rrisin standardet e sigurisë në këtë zonë.

    Ky projekt është një hap tjetër i rëndësishëm në përpjekjet e NPB-së për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët e Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!