×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    “Nuk do të ndalem”, Haki Abazi deklarohet pasi u mor në pyetje nga Prokuroria për rastin Dehari

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 11:23

    Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi është deklaruar pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale për deklaratat e tij për rastin Dehari.

    Abazi nuk ka dhënë detaje se për çka është pyetur në Prokurorinë Speciale.

    “Ashtu siç e kam dhënë deklaratën time në hollin e Kuvendit është çështje e Prokurorisë që të merret më këtë e të realizojë drejtësinë. Nuk mundem më dhëne asnjë informacion mbi këtë çështje, meqë janë çështje të hetuesisë dhe të prokurorisë. Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalëm pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetarë në një shoqëri normale”, ka thënë Abazi.

    Ai ndër tjerash tha se presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme.

    Javën e kaluar Abazi kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

    Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!