Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ngritur shqetësimet e tij në lidhje me ngritjen e tarifave për 14 për qind nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Sipas tij, kjo do të ishte e papërballueshme për qytetarët.
“Ngrehim shqetësimet tona për ngritjen e tarifave për 14 për qind nga ZRrE”.
“Ne si PDK jemi kundër kësaj për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të vendit. Për shkak të rënies së fuqisë punëtore. Kjo është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodh”.
Dy ditë më parë, edhe Presidenca e Kosovës në komentet e dërguara në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, ka dalë kundër shtrenjtimit të rrymës, ku nga 1 prilli i këtij viti, do të hyjnë në funksion faturat e reja.
Në këto komente, Presidenca shpreh shqetësimin për ndikimin eventual socioekonomik të këtij vendimi, që sipas tyre do t’i shkaktonte barrë qytetarëve të Kosovës, në veçanti grupeve të cënueshme të shoqërisë, pensionistëve, nënave vetushqyese, skemave sociale.
Presidenca kundër shtrenjtimit të rrymës: Ky vendim do t’i shkaktonte barrë qytetarëve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.